Pas ndeshjes së mbrëmshme, disa fjalë ka thënë edhe ylli i Atletico Madrid, Koke, i cili ka pranuar se gjermanët ishin më të mirë.

Sipas Koke, Leipzig kanë merituar kalimin tutje në Ligën e Kampionëve, pasi Atleti nuk mund të kapnin ritimin e tyre.
“Ata ishin më të mirë, ata nuk na lejuan të barazojmë intensitetin”, ka thënë Koke, transmeton lajmi.net.
“Në çdo kohë ishin më të mirë, kishin më shumë posedim. Ata ishin më të shpejtë dhe luanin më me intensitet. Duhet uruar rivalin dhe të reflektojmë”, ka shtuar mesfushori.
Leipzig përfundonin ndeshjen kundër Atletico me 57% posedim dhe kishin një gjuajtje më shumë në portë, krahasuar me Atletico Madrid. /Lajmi.net/

