Premierligë – tifozët kthehen në stadiume duke filluar nga muaji i ardhshëm

Pas një kohe të gjatë pa tifozë nëpër stadiume, duket se është koha që futbolli të rikthejë pjesën më të bukur – tifozët.

Raportimet në mediet britanike tashmë njoftojnë se tifozët do të kthehen nëpër tribuna duke filluar nga muaji tjetër, transmeton lajmi.net.

Pritet që me lehtësimin e ardhshëm të masave në Britani të Madhe, një nga masat do të jetë edhe për stadiumet.

Sezoni i ri në Premierligë do të fillojë më 12 shtator dhe disa ndeshje do të testohen me praninë e tifozëve.

Rikthimi i plotë i tifozëve pritet të bëhet në muajin tetor. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close