Trajneri i Leipzig, Julian Nagelsmann ka dhënë komentet e tij pas triumfit në çerekfinale kundër Atletico Madrid.

Nagelsmann ka shprehur mendimin se skuadra e tij ishte më e mira në fushë dhe meritoi të shkonte tutje.
“U bëmë paksa pasiv pasi morëm epërsinë 1:0 dhe ishte ndeshja e ngushtë. Ne ishim me shumë fat që shënuam golin e fitores. Por, prap ishim skuadër më e mirë në përgjithësi dhe treguam pjekuri”, ka thënë Nagelsmann, transmeton lajmi.net.
“Nuk më kujtohet ndonjë rast i rrezikshëm nga Atletico. Djemtë punuan për veten e tyre, influenca mund të jetë e vogël nga jashtë vijave”, ka shtuar trajneri, duke refuzuar të pranojë meritat.
Leipzig është themeluar si skuadër në vitin 2009, kurse tashmë 11 vite më vonë siguron gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/

