Simeone: Nuk kemi arsyetime

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes Leipzig – Atletico Madrid.

Leipzig u kualifikuan me rezultatin 2:1, kurse pas ndeshjes, Simeone ka thënë se skuadra nuk ka ndonjë arsyetim për humbjen.

“Kemi dhënë gjithka që patëm. Ishte e vështirë për ne që të fitonim duelet dhe ishin më të shpejtë”, ka thënë Simeone, transmeton lajmi.net.

“Kishte qenë vit i gjatë me këto 60 ditë pushimi. Pastaj kishte presion për rikthimin në Ligën e Kampionëve. Kishim një javë kohë për t’u kthyer në stërvitje”, ka shtuar trajneri.

“Por, ata kishin përkushtim, entuziazëm dhe freski. Kjo na kushtoi. Nuk ka arsyetime”, ishin fjalët e trajnerit të Atletico.

Leipzig shënoi golin e fitores në minutën e 88’ të takimit. Leipzig tashmë luan në gjysmëfinale kundër PSG. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close