Rivaldo: Është herët që Barcelona të heq dorë nga Griezmann

Griezmann nuk ka gjetur formën e tij më të mirë të mundshme në ‘Camp Nou’, duke mbetur mos kapërcyer paraqitjet që kishte Philippe Coutinho.

Përkundër këtij fakti, Rivaldo beson se është shumë herët që Barca të heq dorë nga francezi. Ai beson se skuadra duhet pasur durim.

“Tifozët mund të kenë pritur më shumë nga Griezmann, por nuk mendoj se është koha e duhur për ta larguar” ka thënë Rivaldo për ‘Betfair’ ,transmeton lajmi.net.

“Një fitues i Kupës së Botës që është i adaptuar me futbollin në Spanjë, duhej të kishte impakt më të madh. Por, Griezmann është akoma i aftë të bëjë diferencën, sidomos në mungesë të Messi, kështu që duhet të presim” ka shtuar braziliani.

Griezmann iu bashkua skuadrës së Barcelonës gjatë verës së kaluar, duke lënë skuadrën e Atletico Madrid. Potenciali i francezit nuk është përmbushur akoma në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close