Dyshja ka pasur një rol vendimtare në kualifikimin dramatik të PSG-së në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pavarësisht se Mbappe ishte i gatshëm të paraqitej në 30 minutat e fundit.

“Të gjithë kanë thënë se Paris nuk ishte gati për Ligën e Kampionëve por ne treguam një mentalitet të fortë, me lojtarë të mirë”, ka deklaruar Al-Khelaifi, përcjell lajmi.net.
“Qëllimi jonë është i madh por ne nuk jemi duke menduar sot për finalen, por vetëm për gjysmëfinalen”.
“Neymar dhe Kylian janë nga lojtarët më të mirë në botë, por ishte ekipi që pati një ndeshje të shkëlqyeshme, edhe pse Ney ishte vërtet i mirë”.
“Në muajt e fundit ai ka ndryshuar në ekip. Ata të dy do të qëndrojnë, ata kurrë nuk do të largohen”./Lajmi.net/

