Edhe dy skuadra të mëdha i futen garës për Thiagon

Mesfushori ka njoftuar klubin për dëshirën e tij për të provuar diçka të re, larg Bundesligës.

Liverpool prej kohësh ka qenë i lidhur me lojtarin, me Jurgen Klopp që ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e tij.

Por, nënshkrimi i Thiagos po bëhet më i vështirë për Liverpool, me përfshirjen e PSG-së dhe Manchester Cityt.

Është Le 10Sport që raporton se Manchester City dhe PSG dëshirojnë gjithashtu transferimin e mesfushorit spanjoll, përcjell lajmi.net.

Gjigantët e Ligue 1 kanë ofruar 30 milionë euro për Thiagon, dhe mbetet të shihet se cila do të jetë kundërpërgjigja e Cityt.

Te City, Thiago do të punonte me Guardiolan, të cilin e njeh shumë mirë nga koha te Bayern Munich./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close