Ishte Max Verstappen ai që e fitoi garën në Silverstone, në 70-vjetorin e kësaj të fundit.

Verstappen u tregua dinak dhe shfrytëzoi vuajtjet e Mercedesit me gomat, duke marrë kështu fitoren e parë këtë sezon.
Lewis Hamilton u rendit i dyti, ndërsa homologu i tij Valterri Bottas mbajti pozitën e tretë.
Ferrari vazhdon me paraqitje zhgënjyese, me Charles Leclerc që përfundoi në vendin e katërt teksa Sebastian Vettel në vendin e 12-të. /Lajmi.net/

