Arijanet Muric mund t’i jap fund vuajtjeve të tij pa minuta loje, pasi së fundmi ka ardhur interesim për të.

Skuadra e njohur angleze, Blackburn Rovers kanë shprehur interesim për portierin kosovar, transmeton lajmi.net.
Blackburn janë të interesuar që ta transferojnë gjigantin e portës së Kosovës në formë huazimi.
Nuk dihet akoma se cili është qëndrimi i Manchester City në raport me këtë interesim.
Muric pati një aventurë të dështuar me Nottingham Forrest kurse te Man City hapësirat për të janë gati të pamundura. /Lajmi.net/

