Ylli brazilian, Gabriel Jesus, ka shkëlqyer edhe në ndeshjen e mbrëmshme kundër Real Madrid, duke gjetur edhe rrugën e golit.

Pas ndeshjes, Pep Guardiola i ka lëshuar disa komente lidhur me brazilianin, duke vlerësuar atë si më të mirin e këtyrë dy ndeshjeve.
“Gabriel dha kontributin e tij. Ai ishte më i miri në këto dy ndeshje”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.
“Gabriel ishte njeriu i këtyre ndeshjeve. Ai shënoi në Madrid, fitoi penalltinë dhe pastaj sot(dje) bëri asistim në gol dhe shënoi përsëri një gol”, ka shtuar trajneri katalan.
Gabriel Jesus ishte i jashtëzakonshëm mbrëmë, duke arritur që të fitonte edhe më së shumti duele ajrore.
Jesus ka mbuluar për mrekulli hapësirat e Sergio Aguero, ky i fundit që po përballet me një lëndim. /Lajmi.net/

