David Silva të hënën zyrtarizohet te Lazio

34 vjeçari ka pasur oferta edhe nga MLS, konkretisht nga Inter Miami, por babai i tij ka konfirmuar se Silva dëshiron të provojë një sfidë të re në Serie A.

Bazuar në raportimet e medieve kryesore italiane, njoftimi për transferimin e David Silva te Lazio do të vijë të hënën, përcjell lajmi.net.

Lazio i ka ofruar Silvas kontratë tri vjeçare, me një pagë të madhe dhe disa benificione tjera.

Silva ka qenë pjesë e Manchester Cityt që nga viti 2020, dhe kontrata me qytetarët skadon pas përfundimit të aventurës në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close