Guardiola dhe Zidane kanë folur për rreth 10 minuta, duke treguar afërsinë dhe miqësinë që ekziston mes tyre.

Në konferencë për shtyp, Guardiola është pyetur rreth këtij bashkëbisedimi.
“Unë e përgëzova atë për titullin e La Ligas dhe e pyeta për familjen e tij”, ka deklaruar fillimisht Guardiola, përcjell lajmi.net.
“Unë vërtet e respektoj atë dhe shpresoj që një ditë ne do të kemi një darkë së bashku, kemi shumë gjëra që duam të bisedojmë”.
Vlen të ceket se City i Pep Guardiolas vazhdoi tutje pas përballjes me Realin e Zidanes./Lajmi.net/

