Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga skuadra franceze Lyon, Juventus janë vënë në lëvizje për të gjetur një zëvendësues të trajnerit Maurizio Sarri.

Raportimet në Itali bëjnë të ditur se emrat si Zinedine Zidane, Mauricio Pochettino dhe Simone Inzaghi, janë kandidatët potencial për të marrë drejtimin e ‘Zonjës së Vjetër’, përcjell lajmi.net.
Mauricio Pochettino është pa skuadër që pas largimit nga Tottenham, dhe angazhimi i tij shihet më i lehtë.
Në anën tjetër, Zidane dhe Inzaghi janë në kontrata me Real Madridin, respektivisht Lazion.
Orët në vazhdim, priten të jenë shumë vendimtare për të ardhmen e Sarrit te Juventus./Lajmi.net/

