Skuadra e Manchester Cityt, arriti të mposhte 2:1 Real Madridin edhe në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve, për të siguruar kalimin në fazën çerekfinale.

Në çerekfinale, Manchester City tani do të takohet me skuadrën e Lyon, fazë kjo që do të zhvillohet në Portugali, me vetëm një ndeshje.
“Është e rëndësishme, ne i mposhtem ata dy herë. Zinedine Zidane nuk ka humbur kurrë në fazën e eliminimit direkt”, ka deklaruar Guardiola pas ndeshjes”.
“Ju mund të shihni qetësinë dhe personalitetin me të cilin kanë luajtur, ata janë skuadër e mirë. Ne jemi këtu të provojmë dhe të fitojmë Ligën e Kampionëve”.
“Është vetëm një hap, nëse mendojmë se mjafton, do të tregojmë se të vegjël jemi. Nëse doni të fitoni, duhet mposhtur ekipet e mëdha”.
“Unë kam folur me departamentin e vëzhguesve (rreth Lyon) dhe ata më thanë të jem vigjilent. Ne kemi tetë ditë për t’u përgatitur”./Lajmi.net/

