Juventus arriti të fitonte 2:1 ndeshjen e kthimit në ‘Allianz Stadium’, por kjo nuk mjaftoi, me Lyon që kishte fituar 1:0 ndeshjen e parë.

Manchester City, që në përballjen tjetër eliminoi Real Madridit, pret Lyonin në takimin çerekfinale.
“Është një nga momentet më të mira të karrierës sime, dhe të kalosh Juventusit, më të vërtetë është një akt historik”, ka deklaruar Garcia pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.
“Penalltia kundër nesh pak para pjesës së parë, na lëndoi neve. Juventus nuk ishin aq të rrezikshëm deri në atë moment, dhe kjo u dha atyre besimin”./Lajmi.net/

