Gjilanasit, janë pjesë e raundit para kualifikues në garën elitare evropiane.

Me fillim nga ora 18:00, skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu takohet me skuadrën nga Andorra, Inter Escaldes, shkruan lajmi.net.
Fituesi i kësaj sfide, takohen me fituesin e përballjes tjetër, Tre Fiori – Linfield.
Drita konsiderohet favorite në këtë raund, dhe për të kaluar në fazën e parë të Ligës së Kampionëve, duhet t’i fitojë të dy ndeshjet.
Në fund, Drita – Inter Escaldes, luhet nga ora 18:00./Lajmi.net/

