Wolves mori një tjetër fitore për të vazhduar me suksese rrugëtimin e tyre në Evropë, dhe një detaj interesant është vërejtur para fillimit të ndeshjes.

Përkatësisht, në Wolves, kanë spërkatur Adama Traore me vaj fëmijësh, në mënyrë që të bëhet e vështirë për kundërshtarët që ta ndalojnë atë.
Dihet së shpejtësia e Traore është pika e tij më e fortë, dhe kundërshtarët në këtë mënyrë do ta kenë të vështirë ta kapin krahun e tij.
Nuk dihet nëse kjo është e lejuar, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim./Lajmi.net/


