F1: Sergio Perez sërish pozitiv në COVID-19, Hulkenberg garon për Racing Point

Të enjten, skuadra rozë tha se Perez ka kompletuar periudhën shtatë ditore të vetë izolimit, në përputhje me udhëzimet e Shëndetit Publik të Anglisë, dhe do të testohej për të parë nëse do të mund të rikthehej, pasi mungoi në garën për Çmimin e Madh të Britanisë.

Sidoqoftë, të premten në mëngjes, dy orë para garës përgatitore, ekipi tha se Perez ka dalë përsëri pozitiv, dhe si rezultat, do të vazhdojë të ndjek udhëzimet e Shëndetit Publik të Anglisë, përcjell lajmi.net.

“Ai është mirë fizikisht dhe po shërohet”, thuhej ndër tjera në njoftimin e skuadrës nga Formula 1.

Kjo nënkupton se Hulkenberg, i cili garoi për ekipin në fundjavë, do të jetë në garë së bashku me Lance Stroll./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close