Low: Ne u kthyem te paraja, lakmia… tani e kuptuam se çfarë kishte vërtetë rëndësi

Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, ka dërguar një mesazh të fuqishëm, në këtë krizë botërore.

“Ditët e fundit më kanë nxitur të mendoj thellë”, nis mesazhin Low, përcjell lajmi.net.

“Me duket se e gjithë bota po përjeton këtë. Kam një ndjenjë që natyra ka kundërshtuar edhe sjelljen njerëzore. Sepse mënyra se si ne kemi jetuar dhe punuar viteve të fundit ka qenë e paqëndrueshme”.

“Ne u kthyem tek paraja, lakmia, fuqia dhe fitimet më të larta të mundshme. Ne nuk ishim aspak të interesuar për urinë botërore, katastrofat natyrore. Tani jemi ballafaquar me diçka që drejton gjithçka, më në fund e kemi kuptuar se çfarë është më të vërtetë e rëndësishme në jetë”, ka shtuar Low./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close