Pas dhunës së ushtruar nga fansat e klubit ndaj disa prej lojtarëve, shumë prej tyre prishën në mënyrë të njëanshme kontratën me Sportingun e Lisbonës, mes të cilëve ishte edhe sulmuesi i talentuar Rafael Leao.

Ky i fundit u transferua te francezët e Lille dhe fitoi betejën e parë me klubin luzitan në FIFA, ndërsa verën e 2019-ës iu bashkua Milanit për shifrën e 35 milionë eurove. Megjithatë drejtuesit e Sportingut nuk u dorëzuan dhe apeluan vendimin në TAS.
Ky i fundit u shpreh sot se Leao nuk ka qenë në kushtet për të zgjidhur në mënyrë të njëanshme kontratën dhe për këtë arsye duhet të dëmshpërblejë klubin e Sportingut të Lisbonës me shifrën e 16.5 milionë eurove.

