ZYRTARE: Florian Kamberi nënshkruan me skuadrën e re

Transferimin e Kamberit e ka bërë të ditur St. Galleni në faqen zyrtare.

25-vjeçari ka firmosur kontratë trivjeçare me St.Gallenin.

Shuma e dëmshpërblimit nuk është bërë e ditur, por Hibernians ka njoftuar se do të ketë një përqindje nga transferimi i ardhshëm i tij.

Kamberi së fundi ka pranuar ftesën për të luajtur për Shqipërinë. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close