Nadal nuk merr pjesë në ‘US Open’

Lajmin e ka konfirmuar vet tenisti spanjoll, i cili ka zbuluar se frika nga koronavirusi e ka shtyrë të tërhiqet nga pjesëmarrja në këtë garë.

“Pasi kam menduar shumë, kam vendosur të mos luaj në US Open këtë vit. Gjendja është shumë e komplikuar në gjithë botën, rastet me Covid-19 po rriten, dhe duket se ne nuk e kemi nën kontroll këtë virus”, shkroi Nadal në Twitter.

Kujtojmë se përveç Nadalit, në këtë grand slam nuk do të marrë pjesë as zvicerani, Roger Federer, i cili është operuar dhe nuk do të mund të luajë deri në fillim të vitit tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close