Shtyhet sërish seanca e ankesës së Cardiff për transferimin e Emiliano Sala

Ankesa në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS) fillimisht duhej të dëgjohej në maj.

Por CAS konfirmoi se procedura e apelimit është “ndryshuar” dhe një datë e re për seancën nuk është caktuar ende.

Ata gjithashtu thonë se shkëmbimi i parashtresave me shkrim mes dy klubeve është ende duke u zhvilluar, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi argjentinas, Sala, i cili ishte 28 vjeç, vdiq në një përplasje aeroplani në janar 2019, ndërsa udhëtonte nga Franca për t’u bashkuar me klubin e tij të ri.

Klubi francez Nantes dhe Cardiff që atëherë kanë qenë në mosmarrëveshje për pagesat e tarifave. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close