Frank Lampard mori kokëdhimbje në takimin ndaj Arsenal në finalen e Kupës FA, kur Cesar Azpilicueta dhe lojtari më në formë i skuadrës Christian Pulisic u detyruan të linin fushën.

Ky i fundit pësoi një lëndim në këmbë dhe tani është mësuar edhe koha se sa do të jetë në infermieri, transmeton lajmi.net.
Talksport ka kuptuar se Pulisic do të mungojë katër deri në pesë javë.
Chelsea do të paraqitet ndaj Bayern me mungesa të theksuara, të shtunën me fillim nga ora 21:00. Ndeshja e parë në ‘Stamford Bridge’ përfundoi 3:0 në të mirë të Bavarezëve. /Lajmi.net/

