Si pasojë, edhe rregullat kanë ndryshuar, duke nisur me 5 zëvendësimet e futbollistëve gjatë kësaj periudhe, por sidomos nga sezoni tjetër, me një risi kurioze, të paktën në Britaninë e Madhe.

Federata Angleze e futbollit ka vendosur se nëse një lojtar kollitet qëllimisht në afërsi të kundërshtarit ose gjyqtarit të takimit, atëherë ai do të ndëshkohet me kartonin e verdhë ose të kuq.
Kjo për të respektuar masat anti-Covid dhe shikohet nga specialistët si një masë shumë e mirë për t’u vendosur.

