Lautaro u drejtohet tifozëve të Inter me një mesazh

Sulmuesi argjentinas i Inter, Lautaro, i cili tash e një kohë është në qendër të vëmendjes me emrin e tij që lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona, ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.

Ndonëse nuk është hera e parë që Lautaro iu shkruan tifozëve përmes rrjeteve sociale, rreshti i fundit në mesazhin e fundit nxit shumë reagime, pasi lidhet me të ardhmen e tij.

“Pasi Serie A përfundoi, dua të falënderoj shokët e skuadrës që dhanë gjithçka në çdo ndeshje, si dhe tifozët që na bashkuan ne”, ka thënë Lautaro.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën për këtë skuadër. Forza Inter”, ka shtuar argjentinasi.

Fjalia e fundit sikur tregon se lojtari ka ndarë mendjen që të vazhdojë aventurën e tij me fanellën ‘Zikaltër’.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close