Presidenti i Napoli hap derën për largimin e Koulibaly

Ylli senegalez, Koulibaly, është afër të largohet nga Napoli, pasur parasysh interesimin e madh që shfaqet në drejtim të lojtarit.

Qendërmbrojtësi i Napoli kërkohet edhe nga Manchester City. Duke folur për lojtartin, presidenti i Napoli, Aurelio De Laurentiis i ka lënë atij derën e hapur.

“Kalidou është njeri i shkëlqyer, do të ishte e tmerrshme dhe e dhimbshme ta humbin atë. Por, ka një kohë për gjithçka kur duhet të lëviz”, ka thënë De Laurentiis, transmeton lajmi.net.

“Por çmimi prej 90 milionë eurove nuk është në tavolinë. Duhen dy palë për marrëveshjen”, ka shtuar presidenti i Napoli.

Mbetet të shihet nëse Manchester City do të ketë ofertën e duhur për të kënaqur skuadrën e Napoli. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close