Arteta: Mos na krahasoni mua dhe Lampard me Klopp dhe Guardiola

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, i cili deri vonë ishte asistent i Pep Guardiola, ka parë të krahasohet me këtë të fundit, por edhe me emrin e Jurgen Klopp, para duelit kundër Chelsea të Frank Lampard.

Lidhur me këto ai ka thënë disa fjalë, ku ndër të tjerash ka kërkuar që ai dhe Lampard të mos krahasohen me emra si Guardiola e Klopp.

“Ne jemi të dy të rinj, të dy duke mësuar për pozitat tona, kështu që nuk do të doja krahasime me emrat që ju përmendet (Klopp dhe Guardiola), ka thënë Arteta, transmeton lajmi.net.

Tutje, spanjolli nuk ka kursyer lëvdatat për rivalin e tij, Frank Lampard.

“Për Frank si lojtar, absolutisht top. Mendoj se konsistenca që kishte për aq vite në një pozitë ku ai luante, në një klub aq të madh, ishte e jashtëzakonshme. Si trajner, ai ka treguar që nga Derby ambiciet që ka”, ka shtuar spanjolli për Lampardin.

Mbetet të shihet në finalen e Kupës FA nëse Arteta me Arsenal apo Chelsea me Lampard do të sigurojnë trofeun. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close