Rodriguez mund të kthehet në Bundesliga, ka vëmendjen e skuadrës së njohur

Mbrojtësi i krahut të majtë, Ricardo Rodriguez ka humbur hapësirat e tij në ‘San Siro’, nën urdhrat e Stefano Pioli.

Zvicerani lidhet me një rikthim të mundshëm në Bundesliga, nga ku interesimi për të nuk mungon.

Sipas medieve gjermane dhe atyre italiane, është skuadra e Hertha Berlin ajo që ka shfaqur interesim për lojtarin, transmeton lajmi.net

Rodriguez është kthyer nga huazimi te PSV Eindhoven dhe kontrata aktuale e tij me Milan skadon në qershor të vitit 2021.

Kujtojmë se zvicerani kishte luajtur në Bundesliga edhe më parë, ndoshta në periudhën më të mirë të karrierës së tij, kur aktivizohej me Wolfsburg. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close