Rangnick shkëput kontratën me Leipzig – synon Premierligën

Rangnick është një nga emrat më të përfolur në merkato, me emrin e tij që lidhej me kalimin e mundshëm te Milan.

Gjermani raportohet të ketë shkëputur kontratën me Leipzig, pasi dëshiron të ketë një punë si trajner, transmeton lajmi.net.

Meqë Milan ka rinovuar me Stefano Pioli dhe Rangnick nuk është më në listë, atëherë ish trajneri i Schalke e Stuttgart preferon kalimin në Premierligë.

Leipzig i kërkonte Milanit 8 milionë euro për t’i ndërprerë kontratën Rangnick, që te Leipzig bënte rolin e drejtorit.

Mbetet të shihet se cila skuadër do t’i ofrojë kontratën më të favorshme strategut gjerman. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close