Oferta e Tares për transferimin e Silvas në Lazio

Drejtori sportive i Lazios, Igli Tare ka bërë gati ofertën për mesfushorin në largim nga Manchester City, transmeton lajmi.net.

Silva ka konfirmuar se do të largohet nga Citizens pas përfundimit të këtij sezoni.

Kurse, Tare beson se mund ta bind t’i bashkohet klubit nga Stadio Olimpico. Lazio është e gatshme ta paguajë Silvan 4 milionë euro në sezon.

Mirëpo, konkurrenca për shërbimet e tij nuk mungon. Silva ka zgjuar interesim nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nga Major League Soccer dhe nga Kina.

Po ashtu, Silva spekulohet se kërkohet edhe nga Valencia, skuadra ku luajti gjatë periudhës 2006-2010. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close