Rrëfimi i Xhakës: Isha afër largimit nga Arsenal

Mesfushori ishte në qendër të kritikave të tifozëve nga Emirates Stadium pas disa paraqitjeve të zbehta dhe reagimeve të tij gjatë ndeshjeve si kundërpërgjigje ndaj tyre.

Por, mesfushori ka konfirmuar se situata ndryshoi me ardhjen e menaxherit Mikel Arteta, transmeton lajmi.net.

“Të gjithë e dinë çfarë ndodhi mes meje dhe tifozëve. Nuk ishte një kohë e këndshme. Por, ndoshta ai ishte i rëndësishëm sepse unë u ktheva më i fuqishëm sesa kurrë më parë, kështu që kam mësuar nga ajo situatë. Shpresoj të kenë mësuar edhe tifozët”, ka thënë Xhaka.

“Unë i thosha gjithmonë vetes, por edhe tifozëve, se unë jam një djalosh që e jep 100 për qind nga vetja çdo ndeshje. Njerëzit filluan të më kuptojnë mirë me kalimin e kohës. Që të jem i sinqertë, isha shumë, shumë largimit. Deri në atë moment, e kisha pasur një kohë të mrekullueshme në klub”.

“Por, pas asaj, unë natyrisht ndihesha keq sepse nuk e prisja atë nga tifozët. Nuk e kisha pasur në mendje kurrë më parë largimin, por pasi ajo ndodhi, fillova ta mendoj atë”.

“Kur Mikel erdhi, unë e pata një takim shumë të këndshëm me të. Ai ma ktheu karrierën dhe ma dha një mundësi të dytë dhe më tregoi se më beson. Unë kam tentuar gjithçka për t’ia kthyer këtë të mirë”. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close