NBA me vendim të madh për lojtarët që pësojnë lëndime – sigurimi shëndetësor ngritet në 2.5 milionë dollarë

NBA është liga më atraktive e basketbollit, me lojtarët më të mirë të këtij sporti që aktivizohen në atë ligë.

Ritmi i lartë dhe dinamika e lojës ka bërë që shumë lojtarë të pësojnë dëmtime që iu kanë humbur karrierën.

Sigurimet shëndetësore siguronin 312 mijë dollarë për një lëndim që mbyllte karrierën, por kjo shifër është rritur së fundmi, transmeton lajmi.net.

‘ESPN’ raporton se lojtarët që lëndohen dhe humbin karrierën do të pranojnë deri në 2.5 milionë dollarë nga sigurimet.

Ky është një lajm jashtëzakonisht i mirë për të gjithë lojtarët e NBA. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close