Ylli i PSG, Kylian Mbappe, ka pësuar një lëndim të rëndë në finalen e Kupës së Francës dhe ky lëndim me shumë gjasë do t’ia humb ndeshjen kundër Atalanta, në Ligën e Kampionëve.

Para kësaj ndeshje, trajneri i PSG, Tuchel, ka akoma shpresë në ndonjë mrekulli që do ta kthente francezin në fushën e blertë.
“Ne akoma shpresojmë se ai do të luajë kundër Atalanta, por gjasat janë shumë, shumë të vogla”, ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.net.
“Çdo ditë numërojmë në një mrekulli, por nesër ne do duhet të adaptohemi pa Kylian”, ka shtuar gjermani.
Mbetet të shihet se si do të ecën progresi i Kylian Mbappe për ndeshjen kundër Atalanta.
Mungesa e Mbappe do të jetë një humbje e madhe për skuadrën e Thomas Tuchel kur dihet rëndësia e ndeshjes. /Lajmi.net/

