Schmeichel: De Gea duhet të jetë numri 1 i Man Utd

Ikona e Manchester United, Peter Schmeichel, ka folur lidhur me atë se si duhet të duket skuadra nga ‘Old Trafford’ gjatë viteve të ardhshme – saktësisht, porta e skuadrës.

Përkundër shumë zërave që e afrojnë Dean Henderson me ‘Djajtë e kuq’, ka nga ata që besojnë se spanjolli De Gea duhet të ruajë portën.

“Shoh David de Gea si portirin e Man Utd për disa vite të tjera dhe mendoj se ai është trajtuar keq dhe padrejtësisht”, ka thënë Schmeichel, transmeton lajmi.net.

Portieri spanjoll ka qenë cak i shumë kritikave gjatë këtyre muajve të fundit, sidomos pas ndeshjes gjysmëfinale në Kupën FA.

Henderson është portieri që thuhet se mund ta zëvendësojë portierin De Gean. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close