Skuadra nga ‘Zahir Pajaziti’ ka arritur marrëveshje për transferimin e portierit italian, Loris Kikkri.

Kikkri 23 vjeçar, është ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Llapin.
Njoftimi i KF Llapit:Portieri 23 vjeçar ka firmosur kontratë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi!
Podujevë, 29 korrik 2020 – Portieri Loris Kikkri është ardhja më e re tek Llapi. I lindur në Treviglio të Italisë, Kikkri si portier e ka filluar tek Perugia Calcio AC 1905. Së fundmi ai ishte pjesë e skuadrës, Orvietana Calcio.
Loris Kikkri, i lindur më 16.01.1997 në Treviglio, i gjatë 1.83 m, luan me këmbë të majtë. Klubet në të cilat ka bërë karrierë: Villabiagio, Sansepolcro, Città Castello, Bastia, Ellera dhe së fundmi tek Orvietana Calcio.
/Lajmi.net/

