Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar 1:1 në ‘San Paolo’, e zhvilluar në muajin shkurt, ndërsa ndeshja e kthimit është paraparë të luhet më 8 gusht në ‘Camp Nou’, pas dyerve të mbyllura.

Sidoqoftë, me rritjen e rasteve të koronavirusit në Spanjë, e veçanërisht në pjesën e Barcelonës, vendi për zhvillimin e kësaj ndeshje nuk është i sigurt.
“Guimaraes dhe Oporto janë përgatitur si plane B që disa kohë, dhe janë opsione për situata tjera të vështira”, ka deklaruar Christillin, përcjell lajmi.net.
“Për momentin, në fuqi mbetet vendimi që ndeshja të luhet në Camp Nou. Nuk e di se cili është afati i fundit, por e di se cili është plani B, kështu që vendimi do të merret në bazë të këshillave që merren nga Qeveria e Spanjës”./Lajmi.net/

