Calciomercato raporton se Milan ka filluar të mendojë për transferimet e kësaj vere, dhe në mesin e dëshirave të tyre është edhe Miranchuk, përcjell lajmi.net.

‘Rossonerët’ janë të gatshëm të përfshijnë Ricardo Rodriguez në secilën marrëveshje për 24 vjeçarin, i cili ka të mbetur vetëm një vit në kontratën e tij.
Miranchuk gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Spartakut.
Këtë sezon te Lokomotiva, 24 vjeçari ka shënuar 16 gola në 32 paraqitje./Lajmi.net/

