Platini: Dybala më i ngjashëm me Maradonën sesa me mua

Platini fitoi dy Scudetto, një Kupë të Italisë dhe një Kupë të Evropës gjatë kohës së tij te Juventus, pa harruar se si çmime individuale, ka fituar tri herë Topin e Artë.

Shpesh herë është thënë se Dybala është i ngjashëm me Platinin, por francezi mendon se sulmuesi i Juvetusit më shumë i ngjan legjendës së Napolit, Diego Armando Maradonës.

“Stili i tij më kujton Omar Sivori”, ka deklaruar Platini për ‘Corriere della Sera, përcjell lajmi.net. Por ai më shumë më duket si Diego Armando Maradona”.

“Nuk mund të them se ai ka talentin e Maradonës, i tij është më se i mjaftueshëm”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close