Tri klubet ku mund të transferohet Coutinho

Philippe Coutinho së shpejti do të gjejë një klub të ri.

Sulmuesi nuk ka kaluar një sezon pozitiv dhe pritet të largohet nga Barcelona, gjatë afatit kalimtar të verës.

Ylli brazilian është i huazuar në Bayern Munich mirëpo skuadra kampione nga Bundesliga nuk do ta shfrytëzojë opsionin për blerjen e tij.

E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se janë tri klube në garë përtransferimin e Coutinhos, të trija nga Premierliga, transmeton lajmi.net.

Arsenal, Tottenham dhe Leicester janë klubet e interesuara për rikthimin e Coutinhos në Premierligë, pas aventurës së tij fantastike te Liverpool. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close