Paul George dhe Chris Paul do t’i bashkohen skuadrës së Lakers para vitit 2022

Lakers janë pretendentët kryesor për titull këtë edicion, të udhëhequr nga LeBron James dhe Anthony Davis.

Megjithatë, përkundër këtyre emrave, pritet që skuadrës t’i bashkohen edhe yje të tjerë.

Sipas Greg Swartz nga ‘Bleacher Report’, Lakers mund të sigurojnë edhe shërbimet e Chris Paul dhe Paul George, transmeton lajmi.net.

“Nëse George ka mundësinë t’i bashkohet Jamesit dhe Chris Paul (lojtar i lirë në 2022), a mund ta shmangë këtë? Sidomos nëse nuk duhet larguar nga LA”, ka pyetur Swartz.

“Lakers mund të kenë hapësira për pagë maksimale të George në 2022, dhe Paul duhet të pranojë diçka afër mesatares”, ka shtuar analisti i BR.

Një katërshe nga LeBron James, Anthony Davis, Chris Paul e Paul George do të ishte shumë për t’u përballuar nga skuadrat tjera të NBA. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close