Mbrojtësi suedez, Lindelof, ka komentuar arritjen e Man United për t’u futur në top katërshe dhe të luajë në Ligën e Kampionëve.

Ky objektiv duhet të jetë normal për një skuadër si United sipas Lindelof, dhe tani lojtarët duhet të mendojnë për të fituar trofetë.
Liga e Evropës është synimi i radhës për Lindelof, para se skuadra të fillojë sezonin e ri në Premierligë dhe Ligë të Kampionëve.
“Kur luan për një klub si ky, duhet gjithmonë së paku të luash në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Lindelof, transmeton lajmi.net.
“Tani jemi kthyer dhe është koha të fillojmë të fitojmë trofe. Ne kemi një trofe në lojë për të fituar këtë sezon dhe ky duhet të jetë mentaliteti, pra fitimi i trofeve”, ka shtuar suedezi.
“Synimi ynë ishte të kthehemi në Ligën e Kampionëve dhe tani kemi një tjetër: të fitojmë Ligën e Evropës”, tha mes tjerash mbrojtësi, për faqen zyrtare të Man Utd.
Manchester United kanë bërë mrekullinë duke shkrirë distancën me skuadrën e Leicester, të cilën e mposhtën në ndeshjen e fundit të sezonit, për të prerë biletën për Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/

