Premierligë: Sot mësohen skuadrat që luajnë në Evropë – vëmendja te Leicester, Man Utd, Chelsea e Wolves

Kampionati elitar i futbollit anglez i jep sot fund edicionit 2019/20, me vëmendjen e xhiros së 38-të që shkon te katër skuadra specifike, shkruan lajmi.net.

Manchester United, Leicester City, Chelsea dhe Wolverhampton nuk kanë të sigurt vendet e tyre për Ligën e Kampionëve, respektivisht Ligën e Evropës.

Manchester United me 63 pikë qëndron në pozitën e tretë në tabelë dhe përballet me Leicester Cityn e pozitës së pestë që numëron 62 pikë.

Chelsea në anën tjetër nga pozita e katërt me 63 pikë përballet me Wolverhampton, këta të fundit që në pozitën e gjashtë kanë 59 pikë dhe me një gabim eventual rrezikojnë të humbin atë pozitë nga Tottenham Hotspur që mbajnë pozitën shtatë me 58 pikë.

Me situatën aktuale, thuajse çdo kalkulim është i hapur dhe secila skuadër mund të mbes jashtë garave evropiane.

Interesante qëndron situata edhe në fundin e tabelës, ku Watford në pozitën e 18-të ka 31 pikë, aq sa ka edhe Aston Villa në një pozitë më lartë. Njëra nga skuadrat sot përshëndetet me Premierligën.

Aston Villa konteston tri pikët me West Ham, kurse Watford luan kundër Arsenalit.

Gjithçka rreth asaj se kush luan në Evropë  dhe kush lëshon vendin për skuadrat e Championship mësohet sot, në xhiron e 38-të ku të gjitha ndeshjet kanë orarin e njëjtë (17:00). /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close