Mbrojtësi i krahut të djathtë, Wague, nuk ka gjetur hapësirat e tij të nevojshme te Barcelona dhe kështu është në listën e lojtarëve që do të shiten.

Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Wague mund të jetë lojtari i parë që largohet nga ‘Camp Nou’, transmeton lajmi.net.
Senegalezi ka interesimin e skuadrave nga Premierliga, Serie A dhe Belgjika.
Barcelona dëshiron 10 milionë euro për kartonin e Wague.
Mbetet të shihet se cila skuadër është e gatshme të ofrojë këto para për mbrojtësin e krahut. /Lajmi.net/

