Portieri i Manchester United, Sergio Romero, ka përfunduar në radarin e dy skudrave të Premierligës, përcjell lajmi.net.

Sipas raportimeve të ‘ESPN’, Everton dhe Leeds United po synojnë nënshkrimin me Romero.
Të dyja klubet po përgatisin ofertat për argjentinasin, i cili është i nevrikosur me minutat e tij nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer.
Everton e sheh Romeron si kompeticion të mirë për Jordan Pickford, kurse trajneri i Leeds, Marcelo Bielsa, synon një skuadër që i mbijeton Premierligës, me Romeron në portë. /Lajmi.net/

