Kepa Arrizabalaga nuk e ka besimin e Lampard, Chelsea në kërkim të një portieri të ri

Skuadra e Chelsea, përveç prioritetit Kai Havertz, do të angazhohet që të afrojë në skuadër edhe një portier.

Burime të ‘ESPN’ bëjnë të ditur se trajneri i Chelsea, Frank Lampard, ka humbur besimin në Kepa Arrizabalaga, transmeton lajmi.net.

Pas gabimeve të bëra në ndeshjen kundër Liverpool, Kepa nuk bën pjesë në planet e Frank për sezonin tjetër.

Emra që më parë janë lidhur me transferimin e mundshëm te Chelsea janë edhe Andre Onana i Ajax dhe Jan Oblak i Atletico Madrid.

Oblak është opsioni më i mirë, por për të siguruar kartonin e tij, Chelsea duhet të paguajnë deri në 120 milionë euro.

Mbetet të shihet se kush është portieri që do të pranojë ofertën e parë nga Chelsea. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close