Gjatë ndeshjes Liverpool – Chelsea, pak sekonda para golit të Trent Alexander Arnold, Frank Lampard u tradhtua nga nervat dhe shpërtheu ndaj bankës së Liverpool.

Ai madje iu drejtua trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp, me disa fjalë të ndyta, për të cilat pas lojës ka thënë se është pishman.
Trajneri anglez ka thënë se e respekton gjermanin, madje do të pinte një birrë me të.
“Të jem i sinqert, kam parë videon dhe isha atje. Në aspektin e gjuhës që përdora, jam pishman”, ka thënë Lampard.
“Këto gjëra bëhen virale në medie sociale. Kam dy vajza të reja në rrjete sociale, por në aspektin e pasionit për të mbrojtur skuadrën, nuk jam pishman.”
“Nuk kam probleme me Kjurgen Klopp. Do të pija një birrë me të për t’i uruar suksesin”, ka shtuar mes shumë tjerash anglezi.
Lampard dhe skuadra e tij synojnë kualifikimin për Ligën e Kampionëve. Ndeshjen e fundit ata e luajnë kundër Wolverhampton Wanderers.

