Drita favorit në ndeshjen e parë para-eliminatore në Çampions

Kampionia e re e Kosovës, Drita e Gjilanit do ta përfaqësojë vendin e saj në garat e Ligës së Kampionëve. Në fazën para-eliminatore, Drita që udhëhiqet nga trajneri shkupjan, Ardian Nuhiu do të takohet me kampionin e Andorrës, Inter Eskelades. Në këtë përballje skuadra nga Gjilani shihet favorit për të vazhduar garat më tej. Sfida ndërmjet Dritës dhe Inter Eskalades do të zhvillohet në javën e dytë të gushtit në Nion të Zvicrës. Nëse skuadra shqiptare eliminon kampionen e Andorrës, atëherë do të përballet me fituesin e çiftit Linfield-Tre Fiori.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close