Real Madrid janë të vendosur të heqin nga skuadra uellsianin, dhe sipas Marca mund të lejojnë që ai të largohet si lojtar i lirë gjatë verës.

Bale është një nga lojtarët më të paguar në botë, dhe Real Madrid do të pajtohej veç të largonte nga barra e tyre atë pagë të madhe.
Lejimi për t’u larguar si lojtar i lirë, do të alarmonte skuadrat e Evropës, që prej kohësh kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij.
Por, rikthimi në Premierligë duket më i mundshëm, ku në të kaluarën ka veshur fanellën e Tottenham.

