Ylli i Moto GP, Marc Marquez, i cili garon me Honda dhe është aktualisht kampion në fuqi, nuk e ka nisur më së miri sezonin e ri.

Spanjolli printe garën dje në pesë xhirot e para, para se të dilte nga pista herën e parë, kur edhe arriti t’i shpëtonte përplasjes.
Por, fati nuk ishte me të edhe në fundin e garës, kur në të njëjtin kënd, piloti spanjoll pësoi një aksident të rëndë, i cili i dëmtoi shpatullën.
Pas kësaj përplasje, Marquez i është nënshtruar një operimi, të cilin e ka përfunduar me sukses. Pas operimit, piloti ka thënë disa fjalë për ndjekësit e tij në ‘Twitter’.
“Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ti pret, por gjëja më e rëndësishme është të ngritesh dhe të lëvizësh. Shpresoj të keni shijuar rikthimin. Tani do të kem një operim për të rregulluar frakturën në krahun e djathtë”, ka thënë fillimisht Marquez, transmeton lajmi.net.
“Iu premtojm të gjithëve se unë do të kthehem sa më shpejtë të jetë e mundur dhe madje edhe më i fortë”, ka shtuar spanjolli i Honda.
Garën e djeshme, në “mungesë” të Marquez arriti ta fitonte Fabio Quartararo i Yamaha. /Lajmi.net/

